Trajnimi nr. 4: Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i pesticideve në bujqësi sipas protokolleve të BE


Description

Në zbatim të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Norwegian Embassy in Prishtina (Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Partners Albania (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe u zhvillua trajnim i katërt me temë “Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i pesticideve në bujqësi sipas protokolleve të BE” ne datat 20 dhe 21 qershor me dy grupe të ndryshme fermerësh rreth 40 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e trajtimeve kimike të kontrolluara, pesticidet dhe funksionet e tyre, klasifikimin e pesticideve që përdoren në bujqësi, llojet e PMB-ve që përdoren në bujqësi në Shqipëri, produktet e mbrojtjes së bimëve, PMB-të e së ardhmes sipas BE, etj.

  • Region:

    • Fier

More News & Updates