Workshop mbi vlerёsimin e informacionit tё mbledhur pёr potencialet turistike etj. dhe identifikimin e itinerareve pёr turistёt.











- 13-Feb-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Mё 12-13 Shkurt 2025, nё Laç, u zhvillua një trajnim dy ditor me aktorët kyç të përfshirë në zhvillimin e turizmit në Kurbin. Takimi kishte si qëllim vlerёsimin e informacionit të mbledhur për potencialet turistike, natyrore, historike, fetare dhe kulturore të zonës, si dhe diskutimin për identifikimin e itinerareve që mund të tërheqin më shumë turistë vendas dhe të huaj. Më shumë se 26 përfaqësues nga sektori publik, biznese lokale, shoqёri civile dhe të rinj, morën pjesë në këto diskutime të frytshme gjatë dy ditëve të punës.
Ky aktivitet ёshtё realizuar nё kuadёr tё projektit"Shijet e pёrhershme:Kёnaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) nё kuadёr të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.
-
Region: