Ekspertizë e ofruesit të shërbimeve për “Vlerësimin e Gjendjes dhe Produktivitetit të Kullotave në Zonën e Mbrojtur të Korabit”

- 09-Jun-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Kërkesë për ofertë: Ref. No: EA_043/ A8.1, 8.2, 8.3
Përshkrimi
Kërkesë për ofertë: Nr. Ref.: EA_043/ A8.1, 8.2, 8.3
Lloji i shërbimeve: Ekspertizë e ofruesit të
shërbimeve për “Vlerësimin e Gjendjes dhe Produktivitetit të Kullotave në Zonën
e Mbrojtur të Korabit”
Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale
(ALCDF) në partneritet me organizatat lokale të CSCD (Qendra për Zhvillim të
Qëndrueshëm të Komunitetit) në Maqedoninë e Veriut dhe LAG "Dibra
Turistike" në Shqipëri, ka nënshkruar një Marrëveshje me programin Prespa
Ohrid Nature Trust – PONT, për projektin e “Mbrojtjes dhe Përdorimit të
Qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”.
Në kuadër të këtij projekti, ALCDF po kërkon një ofrues
shërbimesh/ekspert për Ekspertizë për “Vlerësimin e Gjendjes dhe
Produktivitetit të Kullotave në Zonën e Mbrojtur të Korabit”.
Përshkrimi i detyrave që duhet të përmbushë ekspertiza e
kërkuar, kualifikimet dhe kriteret e nevojshme, si dhe rezultatet e pritura
janë dhënë në Termat e Referencës për këtë detyrë.
Të gjitha aplikimet duhet të dërgohen në anglisht.
Aplikantët e interesuar luten të dërgojnë të gjitha
dokumentet e kërkuara me shërbim postar/dorëzimi personalisht në zarf të
mbyllur dhe të nënshkruar në adresën e zyrës së ALCDF-së në: Rr. Shyqyri Ishmi,
Pll. “Shpresa”, Nr. 24/5 Tirane, Shqipëri.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Qershor
2025, ora 16:00.
Më shumë informacion mund të gjendet në linkun më poshtë:
https://drive.google.com/file/d/1BiUUuaR5bPJGi5YMlDqWPa2jhrx-_eLH/view?usp=drive_link
-
Region: