Zambaku i Maqedonise (Fritillaria macedonica Bornm.) PONT Project


Description

Zambaku i Maqedonise (Fritillaria macedonica Bornm.)
Zambaku i Maqedonise (Fritillaria macedonica Bornm.) është një lule shume e bukur, në familjen e zambakëve Liliaceae, vendase në Shqipëri dhe Maqedonine e Veriut..
Gjinia Fritillaria përbëhet nga specie bulboze, shumëvjeçare, të cilat mund të gjenden në zonat e buta të Hemisferës Veriore. Se fundmi, bima eshte gjetur edhe ne Greqi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke mbetur kështu një lloj endemik Ballkanik,
Nder keto pak vende, ne Shqiperi eshte edhe Parku Natyror Korab-Koritnik, ku kjo specie e bukur gjendet ne disa vende atje. Bima dallon nga speciet e tjera te gjinise Fritillaria prej formes se kupes se lules, ngjyres si dhe pjesa e brendeshme e petaleve te cilat jane te ‘vizatuara’ me kuadrate ne formen e kutise se shahut.
Fritillaria eshte specie e rralle dhe shume e rendesishme e flores se Shqiperise, ndaj njohja dhe mbrojtja e saje eshte nje domosdoshmeri.
ALCDF në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, po realizon me grupin e eksperteve te shoqates Iliria, studimin mbi Inventarin e bimeve te rralla dhe endemike per Parkun natyror ‘Korab-Koritnik’.
Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Fotot jane realizuar ne Parkun Natyror "Korab-Koritnik", tek 'Porta e Korabit'.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates