Workshop ne Gurrez/Kurbini mbështetur nga programi i granteve EU4Culture, financuar nga UNOPPS


Description

Këtë të shtunë, mbyllëm workshop-in e pestë dhe të fundit në kishën e bukur të Gurrëzit duke sjellë së bashku nënat, gjyshet dhe të rinjtë, për të ndarë dhe ruajtur pasurinë kulinare të zonës së Kurbinit. Nga recetat tradicionale që kalojnë nga brezi në brez deri te mësimi i aftësive të reja, kjo ishte një ditë frymëzuese e kulturës, lidhjeve me njëri tjetrin dhe krijimtarisë.
Kjo iniciativë, e orientuar drejt ruajtjes së trashëgimisë dhe krijimit të mundësive për gjenerimin e të ardhurave lokale përmes turizmit, ka qenë një udhëtim mbresëlënës. Jemi krenarë që kontribuojmë deri diku në të ardhmen e traditave kulinare të Kurbinit, duke siguruar që ato të trashëgohen për brezat që vijnë.
Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që morën pjesë, ndanë njohuritë e tyre dhe ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti!
Ky aktivitet eshte realizuar ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ne kuader të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.


  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates