Workshop 2 supported by the EU4Culture and financed by UNOPPS


Description

E shtuna e datës 18 janar, na gjeti sё bashku në familjen Piroli që jeton për gjenerata në fshatin Zhejë të Kurbinit. E përbërë nga nënë Mrika, dhe vellezërit Piroli dhe bashkëshortet e tyre, kjo familje me tradita ndau me ne gatimin e disa pjatave simbol të kuzhinës tradicionale kurbinase. Jo vetëm që gatimet u përgatitën me përbërës lokalë, të kultivuar dhe rritur në fshatin Zhejë, por ajo çka na tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e gjithë familjes, burra e gra, nën aprovimin e nanë Mrikës.
Po ashtu, secila gatesë u shoqërua me një rrëfim agronomik, i cili niste nga përbërësit, stina dhe teknikat e gatimit, por edhe me historitë, gojëdhёnat dhe legjendat e dëftuara nga Agustini, djali i nanë Mrikës.
Ajo çka mbeti si mbresë e kesaj dite mbushur me traditë, histori dhe shije ishte bashkëjetesa e komuniteteve katolikë dhe myslimanë dhe respekti i përbashkët që ofrohej edhe në ushqime. Në festa fetare katolike, gatuhej mënjanë vetëm për komshinjtë, të afërmit apo edhe udhëtarët e rastësisëm, që i përkisnin besimit myslman dhe u ofroheshin gatime pa mish derri dhe të gatuara në enë të veçanta.
Ky “artefakt” shpirtëror dhe jetësor dëshmon si rrallëherë për zemrën dhe bashkëjetesën e paqtë të kurbinasve!
Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Shijet e pёrhershme: Kёnaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit” financuar nga UNOPS nё kuadёr tё programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.
On Saturday, January 18, we had the privilege of spending the day with the Piroli family in the village of Zhejё, Kurbin. This family, rooted in tradition for generations, welcomed us into their home, which was filled with love, warmth, and delicious aromas. Led by Mrika and her son and nephews, along with their wives, we experienced the preparation of traditional Kurbin dishes made with locally grown ingredients from Zhejё.
What stood out most was the participation of the entire family—men and women—coming together in the kitchen under the guidance of mother Mrika. Each dish was not only a culinary delight but also a story, told by Agustin, Mrika’s son. He shared the history behind the ingredients, the cooking techniques, and the legends passed down through generations.
A particularly moving aspect of this day was the sense of unity and mutual respect between the Catholic and Muslim communities in the region. On Catholic holidays, dishes were prepared specially for Muslim neighbors, relatives, and even passersby, ensuring they were served without pork and made with separate cookware. This gesture of respect transcended religious boundaries, offering a beautiful example of peaceful coexistence in Kurbin.
This unforgettable experience reminded us of the deep cultural heritage, rich traditions, and the spirit of togetherness that lives in the heart of this village.
This second workshop is part of the “Timeless Tastes: Indulge into the flavors and ballads of Kurbin” project, supported by UNOPS through the EU4Culture programme and implemented by ALCDF.

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates