Worshop ne Gallate/Kurbin ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet,produktet dhe baladat e Kurbinit"


Description

E premtja e 24 Janarit na solli në një eksperiencë të paharrueshme në fshatin Gallatë, Kurbin! Në workshop-in e radhës, nën kujdesin e mikpritësve të mrekullueshëm, familjes Balozi, patëm mundësinë të zhytemi në traditat kulinare të kësaj zone. Me duar në brumë, gatime tradicionale dhe histori nga e kaluara, krijuam një atmosferë të ngrohtë, plot ndjenja. Respekti dhe mikpritja ishin fjalët kyçe që e bënë këtë ditë të veçantë – një kujtesë e pasurisë shpirtërore që kalon nga brezi në brez.
Ky aktivitet eshte realizuar ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ne kuader të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates