Workshop supported by the EU4Culture grants programme, financed by UNOPPS


Description

Më 15 janar 2025, pranë Restorant Marinari në Lagunën e Patokut, u organizua një workshop edukativ mes gjyshe Diellës, nxënësve të shkolles 9 vjeçare dhe tё mesme Gurrëz dhe ekspertes dhe hulumtueses së historisë së gastronomisë shqiptare Dhurata Thanasi. Ky aktivitet kishte për qëllim të përçonte traditat e pasura kulinare të lagunës së Patokut te brezat e rinj, duke krijuar një urë lidhëse midis trashëgimisë kulturore dhe edukimit praktik.
Qëlllimi i aktivitetit ishte mësimi i recetave tradicionale të trashëguara ndër breza, por edhe njohja me produktet lokale të zonës, duke nisur nga shumëllojshmëria e peshqve dhe krustaçëve lagunorë, bimësia, frutat e perimet, konsumimi sipas stinëve etj.
Gjyshe Diella ndau histori gatimi mbi teknikat e lashta të përgatitjes së peshkut, fjalorin lokal të emërtimeve të peshqve, dhe se si mokusqet u bënë pjesë e menuve në vitet pas të 90-tave.
Ekspertja u shpjegoi nxënёsve se si gastronomia në përgjithësi, dhe ajo lokale në veçanti, luan një rol themeltar, jo vetëm në kënaqësinë që ofron falë shijes unike, por edhe për forcimin e turizmit dhe qëndrueshmërinë në ekonominë lokale.
Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Shijet e pёrhershme: Kёnaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit” financuar nga UNOPS nё kuadёr tё programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.
On January 15, 2025, a special workshop was held at Restaurant Marinari in Laguna e Patokut, where Grandmother Diella, students from Gurrëz’s 9-year school and high school, and expert Dhurata Thanasi, a researcher of Albanian culinary history, came together to celebrate and preserve the region's culinary traditions. ????
The event aimed to pass down the rich flavors of the lagoon to younger generations, blending cultural heritage with hands-on learning. Students discovered local products like fish, crustaceans, plants, and more, while Grandmother Diella shared traditional fish cooking techniques and the local names for different fish types. 
Expert Dhurata Thanasi highlighted the vital role of gastronomy in boosting tourism and the local economy. This workshop is part of the “Timeless Tastes: Indulge into the flavors and ballads of Kurbin” project, supported by UNOPS through the EU4Culture programme and implemented by ALCDF. 

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates