Workshop 3 supported by EU4Culture and financed by European Union and implemented by ALCDF


Description

Një takim i veçantë i tretë u zhvillua në agriturizmin “Lahuta e Vjetër” me pjesëmarrjen e gjysheve, nënave, mësuesëve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Gjorëm. Aktiviteti theksoi traditat e pasura kulinare të Kurbinit, duke sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe gastronomike. Nxënësit patën mundësinë të mësojnë dhe të gatuajnë së bashku me nënat, duke përdorur produkte të freskëta dhe lokale si mielli i misrit, gështenjat e Vinjolës, dhe perimet e kopshtit.
Ky aktivitet ishte një mundësi për të forcuar lidhjet ndërmjet brezave dhe për të edukuar të rinjtë mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulinare shqiptare. Gjatë takimit, pjesëmarrësit ndanë eksperienca dhe mësuan më shumë për rolin e ushqimit në jetën e përditshme dhe festat tradicionale të Kurbinit, një hap i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe promovimin e produkteve të freskëta dhe autentike.
Ky takim i tretë është realizuar në kuadër të projektit"Shijet e përhershme:Kënaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.
A special workshop took place at "Lahuta e Vjetër” agritourism, with the participation of grandmothers, mothers, teachers, and students from the 9-year school in Gjorëm. This third event highlighted the rich culinary traditions of Kurbin, bringing attention to the values of our cultural and gastronomic heritage. The students had the opportunity to learn and cook together with the local women, using fresh and local ingredients such as corn flour, Vinjola chestnuts, and garden vegetables.
This activity served as an opportunity to strengthen the bonds between generations and educate the youth on the importance of preserving Albanian culinary heritage. During the workshop the participants shared experiences and learned more about the role of food in daily life and the traditional celebrations of Kurbin. It was an important step towards preserving Albanian cultural identity and promoting fresh, authentic products.
This third workshop is part of the “Timeless Tastes: Indulge into the flavors and ballads of Kurbin” project, supported by European Union through the EU4Culture programme and implemented by ALCDF.

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates