Vlerësimi i gjendjes dhe prodhimtarisë së kullotave në zonën e mbrojtur Korab-Koritnik


Description

Ky dokument paraqet një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe produktivitetit të kullotave në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, me qëllim mbështetjen e menaxhimit të qëndrueshëm të këtyre ekosistemeve me rëndësi të lartë ekologjike dhe socio-ekonomike. Studimi analizon gjendjen aktuale të livadheve alpine dhe subalpine, kapacitetin e tyre mbajtës, nivelin e degradimit dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në produktivitet, siç janë ndryshimet klimatike, kullotja e tepërt, erozioni dhe zjarret.

Dokumenti u mundësua në kuadër të projektit "Mbrojtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malet e Sharrit, Mavrovë dhe Korab-Koritnik", i financuar nga Fondi për Natyrën i Prespës dhe Ohrit (PONT). Zbatuesi i projektit është Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me CSCD në Maqedoninë e Veriut dhe LAG "Dibra Turistike" në Shqipëri. 

Studimi u krye nga Prof. Dr. Elvin Toromani dhe ekipi i tij, në bashkëpunim me ekspertë të bimësisë dhe GIS-it, duke kombinuar punën shkencore me përfshirjen e komunitetit, në bashkëpunim të ngushtë me administratën e zonës së mbrojtur.

Palët kryesore të interesuara të përfshira dhe të ndikuara nga ky dokument përfshijnë komunitetet lokale, barinjtë, fermerët, administratën e parkut, qeverisjen vendore, institucionet publike, donatorët dhe organizatat mjedisore. Dokumenti shërben si referencë për planifikimin, vendimmarrjen dhe ndërhyrjet konkrete për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të kullotave.

Dokumenti shërben si bazë shkencore dhe si një thirrje për të vazhduar investimet që garantojnë ruajtjen e peizazheve dhe mirëqenien e komuniteteve.

Më shumë informacion rreth studimit mbi kullotat mund të gjeni në linkun mëposhtë:

https://drive.google.com/file/d/1qLB18y_fh2ImUudPo6yXbXOFWSOYdOjV/view?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates