Udhëzues praktik për mbrojtjen nga zjarri


Description

Ky publikim është përgatitur me qëllim që të shërbejë si një udhëzues praktik dhe gjithëpërfshirës për mbrojtjen nga zjarri, duke adresuar në mënyrë të qartë çështjet e parandalimit, gatishmërisë, reagimit dhe menaxhimit pas zjarreve. Ai synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e aktorëve institucionalë dhe komunitarë përballë rritjes së riskut nga zjarret, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe presionit në rritje mbi ekosistemet natyrore. Udhëzuesi është hartuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”, i financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT). Projekti zbatohet nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizata lokale dhe rajonale, përfshirë CSCD në Maqedoninë e Veriut dhe LAG “Dibra Turistike” në Shqipëri. Ky publikim u drejtohet institucioneve qendrore dhe vendore, administratave të zonave të mbrojtura, shërbimeve zjarrfikëse, strukturave të mbrojtjes civile, si dhe vullnetarëve, fermerëve, mësuesve dhe komuniteteve lokale. Nëpërmjet këtij udhëzuesi, aktorët përfitues pajisen me njohuri praktike dhe të bazuara në shkencë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimin e një kulture të përbashkët përgjegjësie për mbrojtjen e natyrës dhe jetës njerëzore nga zjarret.

Më shumë informacion rreth teknikave të mbrojtjes ndaj zjarrit mund të gjeni në linkun mëposhtë:

https://drive.google.com/file/d/1Y9_Ard-APAsSBFj24vALN0wWAGVFIiFM/view?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates