Manuali i Menaxhimit të Pyjeve Komunitare Korab -Koritnik


Description

Manuali i Rregullave për Menaxhimin e Pyjeve nga Komuniteti në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik ofron një kuadër të qartë dhe praktik për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke synuar ruajtjen e biodiversitetit, parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm dhe përmirësimin e jetesës së komuniteteve lokale. 

Dokumenti përcakton parimet bazë të menaxhimit, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe rregullat e zonimit për ruajtje strikte, përdorim të qëndrueshëm, restaurim dhe akses të kontrolluar.  Ai sqaron rolet dhe përgjegjësitë e Autoritetit të Zonës së Mbrojtur, Komitetit Pyjor të Komunitetit, rojave të parkut dhe aktorëve mbështetës. 

Manuali përfshin rregulla të detajuara për shfrytëzimin e drurit, druve të zjarrit, produkteve jodrusore, kullotjes, parandalimit të zjarreve, si dhe mekanizma monitorimi, raportimi dhe sanksionesh. Një rëndësi e veçantë i jepet ndarjes së drejtë të përfitimeve dhe krijimit të Fondit Pyjor Komunitar për restaurim dhe shërbime lokale. 

Dokumenti promovon vendimmarrjen pjesëmarrëse, transparencën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve, si dhe nxit zhvillimin e kapaciteteve dhe eko-turizmin e qëndrueshëm. 

Fondacioni ALCDF, në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malet e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnik”, të financuar nga PONT, ka lehtësuar mundësinë e realizimit të këtij dokumenti, duke kontribuar në forcimin e menaxhimit komunitar dhe ruajtjen afatgjatë të vlerave natyrore të zonës.

Më shumë informacion rreth këtij manuali mund të gjeni në linkun mëposhtë:

https://drive.google.com/file/d/1X8qUxmcSiEVSvX0im8WNiNmmAcNIvKuA/view?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates