Libri i gatimit "Shije të përjetshme"


Description

Ky libër është rezultat i punës së Fondacionit ALCDF dhe autores Dhurata Thanasi në kuadër të projektit “Shije të përjetshme: Zbulo shijet dhe baladat e Kurbinit”, i financuar nga BE përmes EU4Culture dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.  Projekti synon zhvillimin e turizmit përmes promovimit të trashëgimisë jomateriale, ku kulinaria ndërthuret me historinë, këngët, festat dhe traditat lokale. 

Gjatë ekspeditave në komunitet u mblodhën receta autoktone, u dokumentuan teknika të vjetra gatimi dhe u zhvilluan takime ndërbrezore që përcollën njohuritë tradicionale tek brezat e rinj.  U krijua itinerari gastronomik “Shijet e përjetshme të Kurbinit”, që lidh shtëpitë pritëse, agroturizmet dhe restorantet moderne me përdorimin e produkteve vendase. 

Libri përmbledh 38 receta të dokumentuara me kujdes, duke ruajtur autenticitetin dhe duke ofruar një urë midis traditës dhe modernes. Ai është një homazh për gratë që kanë ruajtur këtë trashëgimi dhe një ftesë për ta parë gastronominë si pasuri kulturore dhe mundësi zhvillimi për të ardhmen.

Ky botim është hartuar nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), me autore Dhurata Thanasi, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e hartuesve të tij dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS.

Më shumë informacion rreth përmbajtjes së recetave të gatimit mund të gjeni në brendësi te librit nën linkun e mëposhtëm:

Shkarko Publikimin

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates