Itinerari "Shije të Përjetshme"


Description

Publikimi kësaj broshure synon të promovojë potencialet kulturore, gastronomike dhe natyrore të Kurbinit si destinacion të integruar turistik. Ajo shpalos bukuritë e Lagunës së Patokut, ku natyra dhe ushqimet e detit ofrojnë një përvojë të veçantë, dhe pasurinë e Rrugës së Ullirit në fshatrat e Gjormit, Zhejës e Shënmrisë, ku vizitorët njohin ullinjtë mijëvjeçarë dhe traditat e prodhimit artizanal të vajit.

Broshura përfshin gjithashtu trashëgiminë fetare e kulturore të zonës përmes Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”Kishës së Shën Ndout, Teqesë së Shullazit si dhe rrënojave të Kishës së Shën Mërisë – e restauruar falë programit EU4Culture pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.

Përveç gastronomisë, promovohen agroturizmet, shtëpitë pritëse dhe festat tradicionale që ruajnë mikpritjen dhe identitetin Kurbinas.

Ky botim shërben si udhëzues praktik për vizitorët, operatorët dhe agjencitë turistike për krijimin e itinerareve që ndërthurin historinë, natyrën dhe shijen autentike shqiptare.

Kjo broshurë është pёrgatitur nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e hartuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS

Informacion më të plotë rreth këtij itinerari mund të gjeni në linkun më poshtë:

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates