Itinerari "Malësia e Kurbinit"


Description

Botimi i kësaj broshure  synon të promovojë potencialin turistik, kulturor dhe natyror të Malësisë së Kurbinit – një zonë me reliev të larmishëm, monumente historike dhe tradita mikpritjeje unike. Ajo prezanton destinacione të tilla si LaçiMilotiGryka e ShkopetitMali i Skënderbeut, dhe fshatrat Gallatë, Skuraj, Vinjoll, Selitë, ku historia, besimi dhe natyra bashkohen në mënyrë harmonike.

Veçanërisht spikasin objektet e kultit si Kisha e Shën NdoutTeqja e ShullazitKisha e Shën Prendës dhe ish-Arqipeshkvia e Durrësit në Delbnisht – e restauruar pas tërmetit 2019 me mbështetjen e EU4Culture.
Broshura fton vizitorët të përjetojnë një eksperiencë të plotë përmes shtigjeve malore, turizmit të aventurës, ushqimit tradicional dhe bujtinave mikpritëse. Ajo shërben si udhëzues praktik për turistët, operatorët dhe agjencitë që duan të zhvillojnë itinerare kulturore e natyrore në këtë zonë.

Kjo broshurë është pёrgatitur nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e hartuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS

Informacion më të plotë rreth këtij itinerari mund të gjeni në linkun më poshtë:

Shkarkoni artikullin e plote

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates