Harta e atraksioneve turistike të Kurbinit
- 25-Sep-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Harta e atraksioneve turistike të Kurbinit është përgatitur nga Fondacioni ALCDF në kuadër të projektit “Shije të përjetshme: Zbulo shijet dhe baladat e Kurbinit”. Kjo hartё shërben si një udhërrëfyes për të zbuluar pasuritë e shumta të Kurbinit — nga deti dhe natyra, tek historia, kultura dhe kulinaria tradicionale. Ajo paraqet:
- Identitetin e zonës si një destinacion të plotë turistik;
- Larmishmërinë e ofertës me atraksione natyrore, kulturore dhe gastronomike;
- Ndërlidhjen e atraksioneve përmes rrugëve dhe shtigjeve që e bëjnë zonën të lehtë për t’u eksploruar;
- Trashëgiminë historike dhe kulturore që reflekton identitetin e pasur të Kurbinit.
Kjo hartё është pёrgatitur nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e hartuesve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS
Për të shkarkuar hartën me rezolucion të madh klikoni linkun:https://alcdf.org/publications/Harta_atraksioneve_te_Kurbinit.jpg
-
Region: