Se shpejti zhvillohet Panairi i Kurbinit – Traditë, Kulinari dhe Mikpritje - 27 Shtator 2025 ne Lac

- 18-Sep-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Panairi i Kurbinit- Traditë, Kulinari dhe Mikpritje
Ejani të festojmë së bashku shijen, ngjyrat dhe aromat e vjeshtës në Kurbin!
Çfarë do të gjeni?
• Shije autentike të kuzhinës tradicionale të Kurbinit
• Stenda me produkte bio e sezonale të fermerëve, agropërpunusve lokalë
• Stenda të artizanëve vendas me punime unike dhe krijime tradicionale • Muzikë, aktivitete kulturore dhe atmosferë festive
Ky panair është më shumë se një festë – është një takim i shijes me kulturën, i njerëzve me traditën, dhe i vjeshtës me mikpritjen kurbinase.
Vendndodhja: Sheshi “Gjin Pjetri” i qytetit të Lacit,
Data: 27 Shtator 2025, ora 10:00
Mos e humbisni! Kurbin ju pret me aromën e vjeshtës dhe ngrohtësinë e traditës.
Ky aktivitet eshte realizuar ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ne kuader të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.
EU4Culture Albania European Union in Albania Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit UNOPS Albania Bashkia Kurbin
https://www.instagram.com/p/DOvrhQ7jJAx/
(3) Activity | Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF) | LinkedIn
https://www.facebook.com/photo?fbid=1203866881776563&set=a.551456843684240
-
Region: