Takim mbi ecurine, planifikimin dhe finalizimin e materiale promovuese per projektin (UNOPS)


Description

Një takim i frytshëm pune u zhvillua në zyrën e Kryetares së Bashkisë Kurbin, znj. Majlinda Cara, me pjesëmarrjen e stafit të Bashkisë dhe ekipit të Fondacionit ALCDF me datё 29 Korrik 2025.
Diskutimet u fokusuan në ecurinë e deritanishme të projektit, planifikimin e aktiviteteve për muajt në vijim, si dhe për finalizimin e materialeve promovuese si: itineraret turistike, harta e potencialeve Turistike e Kurbinit, libri me receta tradicionale dhe materiale tё tjera promovuese.
Takimi shënoi hapa konkretë drejt organizimit të Festёs sё Vjeshtёs qё do organizohet nё formёn e njё panairi i produkteve tipike të Kurbinit që do të mbahet në Shtator – një ngjarje që do të sjellë në qendër të vëmendjes shijet, traditat dhe potencialin turistik të zonës.
Falë mbështetjes së pandërprerë nga Bashkia Kurbin dhe përkushtimit të vazhdueshëm të ekipit të ALCDF, Kurbin po kthehet në një destinacion tërheqës për kulinarinë dhe trashëgiminë kulturore.
Ky aktivitet eshte realizuar ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ne kuader të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates