Mbështetja dhe asistenca për përmirësimin e proceseve monitoruese në masivin Shar-Korab (PONT project)













- 28-Jul-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Vazhdon mbështetja dhe asistenca për përmirësimin e proceseve monitoruese në masivin Shar-Korab.
Me date 28 Korrik, ekipi menaxhues i projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, mbështeti ekipin e Parkut Nacional te Mavrovës, me një motor te ri 4X4, që sëbashku me dronët dhe pajisje të tjera do të rrisin efikasitetin e monitorimit të zonave të mbrojtura.
Pajisjet e monitorimit janë thelbësore në zonat e mbrojtura për të ndjekur ndryshimet mjedisore, aktivitetet e paligjshme dhe efektivitetin e përpjekjeve për ruajtjen e natyrës, duke kontribuar në përmirësimin e informacionit, kontrollin dhe përmirësimin e vendimmarrjes dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Këto pajisje do të ndihmojnë në zbulimin dhe kontrollin e aktiviteteve të paligjshme si gjuetia e paligjshme, mbledhja pa kriter e bimëve mjeksore, prerja e pyjeve dhe shkeljet e paligjshme të territorit. Gjithashtu, këto mjete do të lehtësojnë ekipet e zonave të mbrojtura në optimizimin e patrullave duke i bërë ato më efikase dhe efektive, si dhe rrisin sigurinë në raste reziqesh duke ofruar informacion të saktë për situatën dhe duke mundësuar përgjigje në kohë ndaj emergjencave, duke pasur impakt në parandalimin e aksidenteve dhe problemeve të shëndetit në punë të specialistëve dhe rojeve të Parkut Kombëtarë të Mavrovës.
Motoçikleta 4x4, është një pajisje shtesë për monitorimin e zonave të mbrojtura, e cila siguron një kontroll superior, duke lejuar një navigim më të sigurt dhe më efikas të terreneve të ndryshme brenda zonave të mbrojtura. Ato arrijnë vende të largëta dhe terrene të thyera që mund të jenë të paarritshme për automjetet tradicionale, duke lehtësuar përpjekjet gjithëpërfshirëse të monitorimit.
Keto pajisje janë në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Национален Парк "Маврово" - National Park "Mavrovo"
Shar Mountain National Park
Adzm Diber
AdZM Kukes
Abdulla Diku
CSCD
-
Region: