Harta e monitorimit të zjarreve për Parqet në masivin Shar-Korab


Description

Per te krijuar nje mundesi me shume lidhur me bashkepunimin mes kater parqeve ne te ardhmen per çeshtjet e mbrojtjes nga zjarri, ne kuader te projektit "Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshёm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare të Malit të Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnik " financuar nga PONT dhe zbatuar nga ALCDF sё bashku me partnerёt LAG Dibra Turistike dhe CSCD, eshte mundesuar sigurimi i nje baze te konsiderueshme te dhenash lidhur me zjarret e rena per nje periudhe kohore nga 2003 – 2024. Baza e te dhenave perfshin, lokacionin, komunen si dhe shtetin respektiv ku kane rene zjarret, periudhen e rrenies se zjarrit, siperfaqen e demtuar nga zjarret, perimetrin e sejcilit prej tyre, llojin e bimesise se demtuar si dhe tregues te tjere te cilet ju vijne ne ndihme ketyre parqeve.

Materiali i pergatitur sherben per qellime studimore si dhe analiza te situatave te zjarreve qe kane ndodhur ne te shkuaren me qellim marrjen e masave te duhura mbi bazen e ketyre analizave te kryera.

Gjithashtu nje harte ne versionin soft qe pasqyron situaten e renies se zjarreve per kater parqet eshte pergatitur dhe ofruar per sejcilin prej tyre.

Per me shume ndiqni linkun ne vazhdim:

https://drive.google.com/file/d/1i5C9KWLkwoVS1yhSNQpWr-vk_IOepyWZ/view?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates