Pakete udhezuese: Lidershipi dhe Menaxhimi ne Zonat e Mbrojtura


Description

Në këtë dokument është Paketa Udhëzuese e zhvillimit të Lidershipit, e cila është krijuar nё kuadёr tё projektit "Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshёm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare të Malit të Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnik " financuar nga PONT dhe zbatuar nga ALCDF sё bashku me partnerёt LAG Dibra Turistike dhe CSCD. Kjo paketë është hartuar nga ekspertët e Qendrës Burimore pёr Trajnim dhe Asistencё Teknike (ANTTARC), dhe ka të përmbledhura konceptet bazë të zhvillimit të njohurive mbi Lidershipin për grupin e menaxherëve në nivelet e mesme dhe të larta të Zonave të Mbrojtura (ZM), dhe aktorëve të tjerë potencialё mjedisorë, që kërkojnë të përmirësojnë njohuritë, dhe aftësitë e lidershipit. Kjo paketë udhëzuese është praktikuar në Shqipëri dhe në shumë vende të Ballkanit Perёndimor, me aktorë të institucioneve publike, organizata të shoqërisë civile, dhe nga sektori privat nga qendra ANTTARC. Paketa është në një linjë me standartet e IUCN (International Union for Conservation of Nature) e cila synon të rrisë numrin e zonave të mbrojtura që menaxhohen në mënyrë efektive dhe të drejtë. Bazuar në këto standarte të IUCN, Zonat e mbrojtura marrin në konsideratë kontekstet lokale brenda të cilave operojnë, për mirëmenaxhimin e tyre fokusohen në katër parime kryesore që janë: (1) qeverisja e mirë, (2) projektimi dhe planifikimi i mirë, (3) menaxhimi efektiv, dhe (4) arritja e objektivave të konservimit. Pikërisht këto parime dhe principe, janë një sfidë me të cilën përballen shpesh drejtuesit e Zonave të Mbrojtura në përcaktimin e objektivave, mirë menaxhimin e zonave të tyre të mbrojtura, dhe përfshirjen e interesave të komuniteteve lokale. Qëllimi i Paketës Udhëzuese të Lidershipit është që të ofrojë udhëzime, mjete dhe metodologji për të ndihmuar menaxherët e Zonave të Mbrojtura dhe Aktorët potencialë mjedisorë të përmirësojnë dhe promovojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe udhëheqëse, duke përdorur modele dhe mjete profesionale. Gjithashtu, zhvillimi i lidershipit synon të eksplorojë strategji dhe udhëzime efektive të zhvillimit të lidershipit të zbatueshëm për mjedisin unik të menaxhimit të zonave të mbrojtura në masivin malorë Sharr-Korab. Paketa Udhëzuese e Lidershipit për zonat e mbrojtura është një përmbledhje e udhëzimeve, instrumenteve për drejtuesit e strukturave të zonave të mbrojtura, dhe aktorët e tjerë mjedisorë në këto zona, dhe është strukturuar në pesë kapituj kryesorë të cilat jepen si më poshtë: • Bazat e vlerave të Lidershipit: Modeli 4 E-Të: Jep Vizionin, Mundëso, Fuqizo, Jep Energji (Envision, Enable, Empower, Energize) • Praktikat e Lidershipit • Menaxheri si Lider në një Organizatë: Mundësitë dhe Sfidat. • Bazat e Menaxhimit • Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura

Linku ne vazhdim:

 https://drive.google.com/file/d/1DKD23y4qk4_FZApamrkpjbmpTo9EdJH8/view?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates