Hapja e sezonit Turistik ne Diber, me pranine e te rinjve me punimet e tyre me materiale te riciklueshme. Mbeshtetur nga PONT
- 18-Jun-2024
- ALCDF TIRANA
Description
Të rinjtë nga shkollat që shtrihen në Parkun Korab-Koritnik morën pjesë në eventin e “hapjes së sezonit turistik” në Dibër, me disa nga punimet dhe krijimet e tyre më të mira me fokus natyrën dhe monumentet e saj.
Në stendat e panairit të organizuar nga Bashkia Dibër, grupi i nxënësve të këtyre shkollave prezantuan piktura, punime me materiale të riciklueshme, mjete dhe pajisje inovatore për shpendët dhe kafshët e egra, herbariume me bimët e rralla të parkut, fotografi dhe animacione me bukuritë e parkut, dhe video që demostronin eksperiencat e tyre në bukuritë e natyrës.
Ky aktvitet ishte në vazhdën e nismës për angazhimin e të rinjve në cështjet e kujdesit për natyrën në zonat e mbrojtura, nën moton: ne jemi #Më të Fortë, Me të Rinjtë!
Gjithashtu një tryezë e rrumbullaktë u organizua edhe me aktorët kyc lokalë, për cështjet e pjesëmarrjes së tyre në strukturat menaxhuese të parkut, sensibilizimin për rolin dhe përgjegjësitë në menaxhimin e ekosistemeve, dhe në masat reaguese komunitare ndaj ndërhyrjeve ilegale dhe mbrotjen e vlerave të biodiversitetit.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, zbatuesit e projektit Fondacioni ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike .
Nacionalen Park Mavrovo, Mavrovo National Park
-
Region: