Takime me komitetet e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Dibër dhe Kukës ne kuader te projektit te financuar nga PONT


Description

Organizohen takimet me komitetet e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Dibër dhe Kukës.
Me datë 7 Dhjetor 2023, në Prefekturën e Qarkut Dibër nën drejtimin e Prefektit Z. Nexhbedin Shehu u mbajt takimi i komitetit te menaxhimit të Zonave të Mbrojtura e thirur me iniciativën e ALCDF, për të diskutuar dhe analizuar mënyrën e funksionimit të deritanishëm, dhe cfarë cështjesh prioritare mund të përmirësohen në te ardhmen. Në takim përvec përfaqësuesve nga Prefektura, institucionet e tjera publike, dhe bashkitë, ishin dhe shumë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilat duhet të kenë një rol më të madh në cështjet e menaxhimit të zonave të mbrojtura.
Në Prefekturën e Qarkut Kukës, takimi u mbajt me 11 Dhjetor 2023, i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Donal Korbi, i cili kishte ftuar në takim përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe nga shoqëria civile. Në këto takimi u vlerësua puna e deritanishme, cështjet që kanë ecur mirë dhe cështje të cilat duhet të kenë më shumë influencë në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Drejtoresha e ALCDF, Lindita Manga dhe ekipi i projektit, vlerësuan angazhimin dhe seriozitetin e treguar nga komiteti i menaxhimit, dhe sugjeruan se për një sërë cështjesh të listuara gjatë takimeve do të punohet që të nxiten dhe të gjejnë zbatim.
Takimet me strukturat e co-menaxhimit do vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut, me këshillat e palëve të interesuara.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates