Se shpejti projekti mbi “Mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura ndër-kufitare të Malit të Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, nga programi PONT (Prespa Ohrid Nature Trust).


Description

Së shpejti: Nis projekti i ri ALCDF mbi “Mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura ndër-kufitare të Malit të Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, mbështetur nga programi PONT (Prespa Ohrid Nature Trust).
Gjatë një takimi pune me drejtuesit e programit PONT, dhe disa nga organizatave me të cilat u nënshkrua dhe kontrata me zbatimin e projekteve në zonat e mbrojtura të parqeve në territoret masive të Sharrit-Korab/Alpe, dhe të korridoreve ekologjike që ndërlidhen me zonat e mbrojtura në territoret: Cukal-Munellë-Balgjaj-Martanesh; Polis-Valamare-Rungajë-Moravë-Gramoz; Black Drin; Ilinska-Plakenska-Bigla; Stogovo -Karaorman- Jablanica.
Marëveshjet u nënshkruan mes PONT dhe organizatave fituese të thirrjes Nr.6, që ishin:
- Fondacioni ALCDF,
- INCA,
- PPNEA,
- Eco Albania, dhe
- CNVP nga thirrja e kaluar.
Të gjitha këto organizata do të punojnë ngushtësisht me stafin e Ministrive të linjës, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjensive Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Komitetet rajonale të menaxhimit të Zonave të mbrojtura, njësitë e qeverisjes vendore, dhe komunitetet dhe OJF në zonat përkatëse. Gjithashtu shumë organizata lokale janë partnere të zbatimit të këtyre marëveshjeve, që janë dhe pikat e kontakteve lokale të këtyre projekteve.
Projekti që zbatohet nga Fondacioni ALCDF është i fokusuar në zonën ndërkufitare më të madhe të mbrojtur në Europë Sharr-Korab, dhe ku kërkon të kontribojë në mirë qeverisjen, menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura, duke përmirësuar menaxhimin, kordinimin, bashkëpunimin dhe siguruar legjitimitet të një qeverisje të mirë të kësaj zone të mbrojtur ndër-kufitare. Gjithashtu projekti do të fokusohet në rritjen e pjesëmrrjes së komunitetit dhe aktorëve të tjerë lokalë në proceset e menaxhimit dhe mbrotjes së biodiversitetit në zonat e mbrojtura, duke siguruar një përfshirje aktive të të gjithë aktorëve në monitorimin e përbashkët të zonës dhe një menaxhim efektiv me grupe dhe struktura të përbashkëta nga të dy shtetet dhe institucionet përgjegjëse.
Financuar dhe mbeshtetur nga Prespa Ohrid Nature Trust - PONT

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates