Takim i nxenesve te shkolles "Ismail Qemali" me shkrimtarin Alban Tufa si pjesë e aktiviteteve të projektit “Biblioteka për Ju”


Description

Gjimnazi Ismail Qemali sot mirëpriti shkrimtarin Alban Tufa në promovimin e librit " Nishanet në formë L- je" dhe shkrimtares, studiueses dhe autores së "Biblioteka" Arta Marku. Qёllimi i aktivitetit ishte nxitja e dashurisë për librin dhe leximin.
Gjatë aktivitetit u realizuan tri mini-aktivitete: leximi dhe komentimi i disa tregimeve, gjëegjëza dhe krijimi i librave nga secili nxënës. Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të projektit “Biblioteka për Ju”, projekt nё kuadёr tё titullit “Tirana Kryeqytetit Europian i Rinisё 2022” financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Kongresi Rinor Kombëtar
Gjimnazi ''Ismail Qemali''
Bashkia Tirane

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates