Nisi fushata e ndërgjegjësimit për rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore Durrës-Tiranë dhe ndërtimi i segmentit të ri Domje I/C-Rinas.



























- 15-Dec-2022
- Mirela Jaupaj
Description


Gjatë bashkëbisedimit me specialistët e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Informimit në Bashkinë e Kamzës u dakordësua për një plan konkret bashkëpunimi me synim informimin sa më të gjërë të grupeve të interesit që ndikohen drejtpërdrejt nga faza ndërtimore e rrjetit hekurudhor.
Në Bashkinë e Vorës u theksua nevoja që bashkë me Drejtorinë e Shërbimit Social e Ndihmës Ekonomike si dhe kryepleqtë e fshatrave dhe lagjeve që impaktohen nga punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore, të mund të evidentohen sa më shumë grupe vulnerable dhe të gjenden rrugët e duhura për informimin e tyre rreth projektit dhe ndryshimeve të pritshme.
.
-
Region: