vizita e Ambasadores së SHBA-së Shkëlqësisë së saj Znj. Yuri Kim në projektet e zbatuara nga ALCDF


Description

ALCDF u ndje e privilegjuar nga vizita e Ambasadores së SHBA-së Shkëlqësisë së saj Znj. Yuri Kim në projektet e zbatuara nga Organizata jonë në rajonin e Dibrës të Financuara nga USAID/Albania në kuadër të projektit D2T "Dibra Turizëm dhe Traditë". Gjatë kësaj vizite Ambasadorja Yuri Kim e shoqëruar nga Drejtoresha e USAID/Albania Mischere Kawas u takuan me banorë , guida lokale, biznese të njësive akomoduese, autoritetet lokale të cilët kanë përfituar nga mbështetja Amerikane në këtë projekt dhe shprehen mirënjohjen për punën e bërë. Vizita dy ditore e ambasadores kaloi shumë thjesht dhe këndshëm.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates