Trajnim i 3 (tretë) “Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i plehrave në bujqësi sipas protokolleve të BE” ne kuader te projektit BEAIA


Description

Në zbatim të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe  u zhvillua trajnim i tretë me temë “Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i plehrave në bujqësi sipas protokolleve të BE” ne datat 28 dhe 30 maj me dy grupe të ndryshme fermerësh rreth 40 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e plehërimit të kontrolluar, llojet e plehëruesve që përdoren në bujqësi, llojet e plehrave që përdoren në bujqësi në Shqipëri, efektin e plehrave në përmbajtjen dhe cilësinë e prodhimit, karakteristikat kryesore të plehërimit të bimëve që kultivohen në sera dhe në mjedise të tjera të mbrojtura, karakteristikat kryesore të plehërimit të bimëve që kultivohen në fushë të hapur si dhe njohja me plehrat e së ardhmes sipas BE.

  • Region:

    • Fier