Trajnimi i 2 (dytë) “Kompostimi i mbetjeve në fermë” ne kuader te projektit BEAIA


Description

Në zbatim të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe  u zhvillua trajnimi i dytë me temë “Kompostimi i mbetjeve në fermë” ne datat 21 dhe 23 maj me dy grupe të ndryshme fermerësh, rreth 41 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e kompostimit dhe grumbullimit të mbetjeve bujqësore në fermë, fazat kryesore të kompostimit, teknikat e ndryshme të kompostimit, përdorimi i kompostit në bujqësi, përfitimet nga kompostimi duke i ofruar atyre udhëzime për rëndësinë e kompostimit si një mënyrë alternative për reduktimin e mbeturinave në jetën e përditshme. Manuali i përgatitur do t’i shërbejë në përgjithësi  fermerëve dhe komuniteteve të cilat banojnëpranë zonave rurale ose në rezidenca private, dhe në veçanti komunitetit që banon në bashkinë e Divjakës.

  • Region:

    • Fier