Trajnimi i 1 (pare) "Rëndësia e analizave të tokës dhe ujit" ne kuader te projektit BEAIA


Description

Në zbatim të projektit Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe  u zhvillua trajnimi i parë me temë “Rëndësia e analizave të tokës dhe ujit” ne data 14 dhe 16 maj me dy grupe të ndryshme fermerësh ku moren pjese rreth 42 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e kryerjes së analizave të tokës dhe të ujit që përdoret për vaditje, treguesit kryesorë të tokës që duhet të analizohen dhe përfitimi nga këto analiza, treguesit kryesorë të ujit që përdoret për vaditje që duhet të analizohen dhe përfitimi nga këto analiza

  • Region:

    • Fier