Informacion përmbledhës mbi takimin prezantues të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”


Description

Në datë 30.01.2019 në Divjakë, u organizua takimi prezantues i projektit Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovë’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Eventi pati një interes të gjerë nga ana e fermerëve të zonës së Divjakës, e cila është përzgjedhur për implementimin e këtij projekti. Në këtë takim u regjistruan mbi 30 pjesëmarrës fermerë të cilët përfaqësojnë fermat kryesore në këtë zonë. Pas regjistrimit të pjesëmarrësve, takimi u hap nga kordinatori i projektit Z. Genc Juka, i cili theksoi vëmendjen që duhet të kenë fermerët për mbrojtjen e mjedisit gjatë kultivimit të bimëve nëpërmjet vetëkontrollit të tokës, ujit të vaditjes dhe produkteve finale. Më pas moderatorja e projektit Znj. Mimoza Bezhani shpjegoi më gjerë dhe në detaje qëllimin, objektivat si dhe aktivitetet. Në fund të prezantimit nga stafi i “For the Future Foundation” (Z. Sami Vora dhe Znj. Alketa Zeqiri) u paraqitën detaje specifike si edhe pritshmëritë që do të arrihen nga implementimi i këtij projekti. Nga ana e pjesëmarrësve u shpreh shumë interes dhe pati shumë pyetje dhe diskutime.


 On 30-th of January 2019 in Divjaka municipality, was organized the pre launch meeting of the project "Better Environment applying integrated agriculture ". The 'Civil Society Programme for Albania and Kosovo', is financed by the Norwegian Ministry of Foreign Affairs and managed by the Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) in partnership with Partners Albania for Change and Development (PA).

The event was of very much interest by the farmers of Divjaka area, which was selected for the implementation of this project. In the meeting there were registered over 30 farmers, representing the main farms in the area. Following the registration of the participants, the meeting was opened by the project coordinator Mr. Genc JUKA, who emphasized the awareness farmers must have to protect the environment during the cultivation of plants through self-control of the soil, irrigation water and final products. The moderator Mrs. Mimoza Bezhani explained more deeply and in detail the purpose, objectives and activities of the project. At the end of the presentation by the staff of "For the Future Foundation" (Mr. Sami Vora and Mrs. Alketa Zeqiri) were presented specific details as well as the expectations that will be achieved by the implementation of this project. The participants expressed great interest and had many questions and discussions.

  • Region:

    • Fier