Kapxhiu Camping
- 23-Jan-2025
- ALCDF TIRANA
Pershkrimi
Camping Kapxhiu ndodhet 15 minuta larg nga qytetit të Peshkopisë, përgjatë rrugës piktoreske që të çon në Luginën e Sherimit, një prej destinacioneve më të bukura natyrore të zonës. Campingu është një strehë ideale për ata që duan të shkëputen nga zhurma dhe stresi i përditshmërisë.Me një hapësirë të bollshme dhe të rregulluar me kujdes, vendi është i përshtatshëm për kampistë, motoristë, dhe të apasionuarit pas aventurës. Hija e pemëve ofron freski natyrore gjatë ditëve të ngrohta, ndërsa aroma e bimëve dhe cicërimat e zogjve krijojnë një atmosferë relaksuese dhe paqësore.
Ferizade Kapxhiu, një zonjë e njohur për shpirtin e saj mikpritës dhe pasionin për të ndihmuar të tjerët, ka transformuar oborrin e shtëpisë së saj në një strehë për motoristët, kampistët dhe udhëtarët që kalojnë në këtë zonë. Nën kujdesin e saj Camping Kapxhiu është bërë një simbol i mikpritjes tradicionale shqiptare, duke ofruar jo vetëm shërbime praktike, por edhe një atmosferë të ngrohtë dhe familjare. Nga këtu, vizitorët mund të eksplorojnë Luginën e Sherimit, të famshme për ujin e saj termal dhe bukuritë natyrore, si dhe peizazhet malore të Peshkopisë, që mbeten të paprekura nga koha.Çdo vizitor pritet me një buzëqeshje dhe kujdes personal, duke u ndjerë si pjesë e familjes së Ferizades. Ajo kujdeset për çdo detaj, nga ambientet deri te komoditeti i mysafirëve.
-
Rajoni: