"Dibra n'feste" , 29 maj, dita e trete


Description

Në ditën e tretë të çeljes së sezonit turistik u organizuan dy aktivitete të rëndesishme me një impakt pozitiv tek të rinjtë dhe të apasionuarit ndaj artit, kulturës, natyrës e sportit.
????Me iniciativë të Fluturimit dhe @rest_house_korabi ????u realizua një aktivitet shumë premtues me të rinjtë e vendit si dhe me guidat lokale në Bjeshkët e Llapshnikut, mes bukurive natyrore, mes turistëve të huaj dhe vendas.
???? Përgjatë ditës, në hollin e QEK u realizua ndarja e çmimeve për fituesit e konkursit “Ngjyrat e Dibrës” si dhe u prezantuan të gjitha fotografitë e monumenteve të natyrës dhe kulturës të Dibrës të sjella nga pjesëmarrësit.
Çmimet u ndanë nga Zv.Kryetari i Bashkise Dibër, z.Sajmir Kojnozi dhe nga Znj.Lindita Manga drejtuese ekzekutive e @albanianlocalcapacity dhe drejtuese e projektit @cross_border_biking
????Falenderojmë përzemërsisht çdo pjesmarrës të këtij konkursi dhe me dëshirën e madhe urojmë për t’i kemi pjesë të ekspozitave të tjera në vazhdim në vitet në vazhdim.

  • Region:

    • Diber