Harta e specieve të rralla, endemike dhe të rëndësisë së veçantë
- 26-Nov-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Harta e specieve të rralla, endemike dhe me rëndësi të
veçantë në Parkun Natyror “Korab–Koritnik” paraqet shpërndarjen hapësinore të
53 taksave bimore me interes ruajtjeje, duke identifikuar pikat e nxehta të
biodiversitetit në kuadër të korridorit ekologjik të parkut
Ajo shërben si instrument bazë për menaxhimin dhe
monitorimin e florës së rrezikuar, duke integruar të dhëna mbi vendndodhjen,
lartësinë, rrjetin hidrografik dhe infrastrukturën rrugore. Në hartë dallohen
specie endemike dhe subendemike të zonës së Korabit dhe Koritnikut, të
përhapura kryesisht në habitatet alpine dhe subalpine. Shpërndarja e tyre
lidhet ngushtë me substratin shkëmbor, izohipset dhe zonat me ndërhyrje të
kufizuar njerëzore. Simbolet e
përdorura evidentojnë diferencimin mes grupeve të specieve sipas klasave të
konservimit (A, B, C, D). Harta thekson përqendrime të rëndësishme floristike
në masivin e Korabit, Deshatit dhe zonat përreth luginave malore. Ajo ndihmon
në identifikimin e zonave prioritare për mbrojtje dhe restaurim ekologjik.
Gjithashtu, pasqyron lidhjen funksionale ndërkufitare me Kosovën dhe Maqedoninë
e Veriut, duke e trajtuar parkun si pjesë të një sistemi më të gjerë ekologjik.
Dokumenti përforcon rëndësinë e ruajtjes së këtyre habitateve për shkak të
rrezikut nga ndryshimet klimatike dhe presionet antropogjene. Në tërësi, harta
përbën një mjet strategjik për planifikim mjedisor dhe përmbushje të detyrimeve
kombëtare e ndërkombëtare në fushën e biodiversitetit.
Për të mundësuar
ilustrimin grafik, klikoni në linkun mëposhtë:
https://drive.google.com/file/d/1uC_4HcBNG7ORcDvuA_I4fuPEKL464PSb/view?usp=sharing
-
Region: