Blerja e furnizimeve speciale për zjarrfikësit


Description

Kërkesë për oferta: Nr. Ref.: EA_043/ A7.5

Lloji i kontratës: Blerja e furnizimeve speciale për zjarrfikësit

Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në partneritet me organizatat lokale të CSCD (Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit) në Maqedoninë e Veriut dhe LAG "Dibra Turistike" në Shqipëri, ka nënshkruar një Marrëveshje me programin Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, për projektin "Mbrojtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik".

Në kuadër të këtij projekti, ALCDF po kërkon Blerjen e furnizimeve speciale për zjarrfikësit.

Përshkrimi i mallrave dhe specifikimet e tyre teknike janë përshkruar në dosjen e tenderit.

Të gjitha aplikimet duhet të dërgohen në anglisht.

Ofertuesit e interesuar kërkohen të dërgojnë të gjitha dokumentet e kërkuara me shërbim postar ose dorazi në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar, në adresën e zyrës së ALCDF në: Rr. Shyqyri Ishmi, Pll. "Shpresa", Nr. 24/5 Tirane, Shqipëri.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 03 Nëntor 2025, ora 16:00.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun më poshtë:

https://drive.google.com/drive/folders/1uktOXSbFOZF00Ergv6RiUYV-DAPYMPox?usp=sharing

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates