Vlerësim studimor i gjendjes dhe produktivitetit të kullotave në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik!




























- 07-Oct-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Vlerësim studimor i gjendjes dhe produktivitetit të kullotave në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik!
Në zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik janë disa nga kullotat më unike alpine dhe subalpine në Shqipëri, me vlera të rralla për biodiversitetin, me ndikim në rregullimin e klimës dhe në jetesën e barinjve dhe popullsisë lokale.
Në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike. ", një studim i detajuar i vlerësimit i gjendjes aktuale dhe kapaciteteve prodhuese të kullotave në ZM Korab-Koritnik u krye nga ekipi i ALCDF me studjuesin Elvin Toromani nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Studimi është fokusuar në vlerësimin e gjedjes aktuale të kullotave, produktivitetin dhe kërcënimet kryesore për këto ekosisteme të brishta, nga kullotja e tepërt dhe erozioni deri te ndryshimet klimatike dhe fragmentimi i habitateve.
Puna po vazhdon nga ekipi i ALCDF dhe eksperti, të cilët po konsultohen me palët e interesit, po bëjnëprezantimin e studimit, dhe së shpejti do të dalin me rekomandimet kryesore.Së bashku, mund të kontribojmë që këto ekosisteme malore të vazhdojnë të jenë të mbrojtura, në harmoni me natyrën, në funksion të jetesës tradicionale baritore, për sot dhe për brezat që do të vijnë nesër.
-
Region: