Workshop ne Skuraj 28.05.2025 ne kuader te projektit "Shije e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit
























- 28-May-2025
- ALCDF TIRANA
Description
Më 28 maj 2025, tek Restorant Turi nё Skuraj, 22 të rinj entuziastë, nxёnёs tё shkollёs sё mesme, mёsues, përfaqësues nga Bashkia dhe operatorë turistikë nga Kurbini u mblodhën për një trajnim interaktiv njё-ditor mbi Marketingun dhe Promovimin Online. Trajnimi u fokusua në fuqizimin e aktorëve lokalë me aftësi praktike në marketingun turistik, duke përfshirë ndërtimin e identiteteve tërheqёse për produktet turistike tё zonёs dhe përdorimin e mjeteve digjitale si mediat sociale, faqet e internetit, dhe platformat falas si Canva dhe Google My Business.
Pjesëmarrësit punuan mbi strategji dhe plane promovimi në situata reale, duke nxitur bashkëpunimin për të fuqizuar turizmin kulinar, tradicional dhe kulturor të Kurbinit.
Së bashku, pёr tё promovuar potencialin turistik të Kurbinit përmes inovacionit, angazhimit komunitar dhe promovimit digjital!
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit”Shijet e përhershme: Kënaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit” financuar nga Bashkimi Europian (BE) në kuadër të programit EU4Culture , dhe zbatuar nga ALCDF.
-
Region: