Takime me komunitetet e fshatrave ne zonat e masivit Sharr-Korab ne kuader te projektit PONT


Description

omunitetet e fshatrave që janë në zonat e mbrojtura të masivit Sharr-Korab janë aktorët kyç për menaxhimin e mirë të këtyre zonave të mbrojtura. Këto ditë me banorët e fshatrave në Dibër, janë organizuara takime sensibilizuese dhe informuese për rolet, shërbimet, përfitimet dhe detyrimet e komunitetit në mbrotjen dhe administrimin e mirë të këtyre zonave. Gjithashtu këto takime janë shfrytëzuar për të diskutuar rreth rreziqeve kryesore që nga ndërhyrjet ilegale, menaxhimi i pyjeve kryesisht për dru zjarri, menaxhimi i kullotave, dhe më aktualja për masat që duhen të ndermerren për mbrotjen kundër zjarreve. Ekipi i projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut” i kushtoi një vëmëndje të veçantë nxitjes së bashkërendimit dhe komunikmit që duhet të kenë banorët me stafin e administratës së Zonave të Mbrojtura, në mirë menaxhimin e këtyre vlerave natyrore që ka masivi Sharr-Korab.
Këto takime u organizuan në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, zbatuesit e projektit ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Mund ti ndiqni dhe ne linkun ne vazhdim:

 

  • Region:

    • Diber

More News & Updates