Tryezë e rrumbullakët me studjuesit, shkencëtarët, organizata të shoqërisë civile dhe specialist të zonave të mbrojtura në masifin Sharr-Korab.
- 05-Mar-2024
- Mirela Jaupaj
Description
Tryezë e rrumbullakët me studjuesit, shkencëtarët, organizata të shoqërisë civile dhe specialist të zonave të mbrojtura në masifin Sharr-Korab.
Sharr-Korab është i bukur në cdo stinë, prandaj edhe për promovuesit e turizmit, ky njihet edhe si Shtegu i ngjyrave. Në Mavrovën e mbulur me borë, me 5 Mars 2024, u mbajt tryeza e rrumbullakët, me pjesëmarrjen e Profesorëve, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, specialist të Parkut Kombëtarë të Malit të Sharit dhe Mavrovës, të cilët kontribojnë me hulumtime apo punë kërkimore shkencore në mbrotjen e vlerave të biodiversitetit në zonat e mbrojtura nё masivin malor Sharr -Korab.
Në këtë takim u diskutua pёr pasuritë dalluese të florës dhe faunës, kërcënimet dhe nevojat për bashkërendim të punës kërkimore me ato menaxheriale, pёr mirё-menaxhimin e Zonave të Mbrojtura (ZM) në masivin Sharr-Korab dhe masat influencuese për bashkëpunim edhe me pjesën e Shqipërisë dhe Kosovës.
Pjesëmarësit në takim shtruan nevojën për punë kërkimore të përbashkët për vlerësimin dhe inventarizimin e pasurisë natyrore të gjithë territorit, pregaditja e hartës GIS së përbashkët, programe të përbashkëta kërkimore në formatimin e të dhënave, treguesve të monitorimit, dhe metodologjive të vlerësimit. Gjithashtu pjesëmarësit theksuan nevojën e më shumë aktivitete të përbashkëta që nga takimet ndërgjegjësuese, seminaret, konferencat deri tek punë me ekipe te përbashkëta kërkimore, duke ndarë jo vetëm të dhënat por edhe pajisjet dhe për të unifikuar botimet.
Takime dhe aktivitete të tjera të përbashkëta me stafin Teknik të zonave të mbrojtura, strukturat e menaxhimit, komuniteteve që banojnë në këto zona, të rinjve dhe me aktorë të tjerë janë në vazhdim për gjithë territorin e masivit Sharr-Korab.
Ky takim ishte në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuesit e projektit ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
-
Region: