Takimi i parë ndër-kufitarë të Partnerëve Strategjik për qeverisjen e mirë të zonave të mbrojtura të masivit malorë Sharr-Korab.


Description

Fondacioni ALCDF në kuadër të programit PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, me datë 19 Dhjetor 2023, organizoi në Tiranë, takimin e parë ndër-kufitarë të Partnerëve Strategjik për qeverisjen e mirë të zonave të mbrojtura të masivit malorë Sharr-Korab.
Sharr-Korab i shtrirë në zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar të Sharrit në Kosovë, Parku Kombëtar i Mavrovës, Parku Kombëtar i Malit të Sharrit në Maqedoninë e Veriut, dhe Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, është zona e mbrojtur më e madhe në Europë, me mbi 230.000 ha.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve qëndrore politik-bërëse për Zonat e Mbrojtura nga Republika e Maqedonisë së Veriut si: Ministria e Mjedisit Jetёsor dhe Planifikimit Hapёsinor, Departamenti i Administrimit Mjedisor, Ndërmarja Publike e Ekonomizimit të Kullotave, Departamenti i Bashkëpunimit Ndëkufitar në Ministrinë e Vetë-qeverisjes Vendore, Institucioni Publik i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit. Nga Kosova Parku Kombetarë i Sharrit dhe Parku Kombëtarë Bjeshkëtë e Nemuna, dhe nga Republika e Shqipërisё: Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Natyrës dhe e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Këtë takim e nderoi me pjesëmarjen e saj Znj. Almira Xhembulla Zv-Ministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, e cila foli për politikat dhe prioritetin strategjike që qeveria ka për shtimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura për të kapur treguesit Evropianë, dhe për krijimin e modeleve të qëndrueshëm të menaxhimit të zonave të mbrojtura.
Gjithashtu e vlerësuan këtë takim përfaqësuesit e donatorëve ndërkombëtarë që punojnë në këtë rajon si PONT- Prespa Ohrid Nature Trust, Global Conservation, dhe SwEPA nga Suedia, të cilët ndanë eksperiencat e mira botërore dhe shprehёn përkrahjen për nismat pozitive në zonën e rajonit Sharr-Korab, të cilat duhet të jenë nisma partneriteti.
Të gjithë pjesëmarësit në këtë takim, theksuan rëndësinë e koordinimit dhe të bashkëpunimit në gjithë rajonin e masivit Sharr-Korab, që nga niveli i vendimmarrjes, stafet teknike të zonave të mbrojtura, autoritet vendore, sektori i shoqërisë civile, dhe komunitetet lokale, për të pasur masa më efektive në mbrotjen e ekosistemeve, në promovimin e vlerave natyrore dhe turistike të zonës, dhe në nisma të përbashkëta për një zhvillim të qëndrueshëm në këtë rajon. Ata theksuan nevojën për të ndarë informacione, për të lehtësuar komunikimin ndër-institucional, pёr të bashkërenduar veprimet, për të gjetur mbështetjen e nismave rajonale në masivin Sharr-Korab në aspektin e vendimmarrjes, ligjshmërisë dhe qeverisjes, nё tё ardhmen.
Takimi ishte në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Korritnik”, financuar nga programi PONT - Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga Fondacioni ALCDF dhe partnerët CSCD në Maqedoninë e Veriut dhe LAG Dibra Turistike në Shqipëri.


  • Region:

    • Tirane

More News & Updates