Takimi 1 i grupit te koordinimit dhe operimit te Zonave te Mbrojtura nder-kufitare në masivin malor Sharr-Korab ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
- 30-Oct-2023
- Mirela Jaupaj
Description
Mbahet takimi i parë i Grupit të Koordinimit dhe Operimit të Zonave të Mbrojtura ndër-kufitare në masivin malor Sharr-Korab ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky masiv është zona më e madhe e mbrojtur në Evropë, me rreth 230,000 ha, respektivisht në Parkun Kombëtar Mali Sharrit (PK) në Kosovë, parqet kombëtare të Malit të Sharrit dhe Mavrovës në Maqedoninë e Veriut dhe Parkun Natyror Korab-Koritnik (NP) në Shqipëri, me një habitat natyror të pasur me një numër të madh speciesh, shumë prej tyre të rralla dhe të rrezikuara.
Takimi u organizua nёn mikpritjen e Parkut Kombёtar tё Malit tё Sharrit nё Tetove, dhe u iniciua nё kuadёr tё projektit “Mbrojtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Zonave të Mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”, financuar nga PONT - Prespa Ohrid Nature Trust, dhe zbatuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizatat locale, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSCD) në Maqedoninë e Veriut, dhe GLV "Dibra Turistike" në Shqipëri.
Takimi ishte një hap drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-kufitar të Zonave të Mbrojtura në masivin malor Sharr-Korab. Ky bashkёpunim do të kontribojë në rritjen e koordinimit, bashkëpunimit dhe dialogun ndёrmjet autoriteteve rajonale të ZM-ve ndërkufitare, personelit teknik, pushteteve lokale, institucioneve të tjera ligj zbatuese, shoqërisë civile, komuniteteve të zonave të banuara në masivin malor Sharr-Korab.
Pjesëmarësit diskutuan mbi vështirësitë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. Ky takim produktiv trajtoi njё sёrё cështjesh konkrete, praktike dhe të realizueshme pёr t’u gjetur zgjidhje tё kujdesshme dhe gjithёpёrfshirёse. Pjesëmarësit theksuan nevojën për veprime të koordinuara kundër aktiviteteve të paligjshme si gjuetia e kafshëve të egra, mbledhja pa kriter e bimëve mjeksore dhe prodhimeve të dyta të pyllit, shkeljet ilegale të kufirit, lëvizjet e pakontrolluara motorike nëpër bjeshkë, mbrotja dhe reagimi kundër zjarreve, zhvillimi i turizmit dhe cështje të tjera që kërkojnë masa konkrete bashkëpunuese ndërkufitare.
Me shumë interes ishte vizioni i Drejtorit të Parkut të Malit të Sharrit në Maqedoninë e Veriut, i cili theksoi se bashkarisht duhet të jemi të angazhuar që zona e mbrojtur më e madhe në Evropë, të njihet për vlerat e saj të pasura unike, dhe brenda 10-viteve të bёhet zona e mbrojtur më e zhvilluar në Evropë. Ky është vizioni që të gjithë aktorët rajonalë do të punojnë dhe koordinojnë veprimet dhe masat e përbashkëta.
-
Region: