Workshop ne Gurrez/Kurbin mbi Mikpritjen dhe kulturen mbeshtetur nga programi i granteve EU4Culture, financuar nga BE.


Description

24 pjesëmarrës, të rinj nga zona e Kurbinit, gra dhe operatorë të sektorit të turizmit, morën pjesë në këtë trajnim, duke përvetësuar njohuri dhe aftësi praktike mbi:
- Parimet dhe standardet e mikpritjes dhe shërbimit ndaj klientëve
- Menaxhimin e pritshmërive dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve
- Komunikimin dhe sjelljen me klientë nga kultura të ndryshme
- Studime rasti dhe demonstrime praktike mbi keqinterpretimet kulturore
 Trajnimi u vlerësua shumë pozitivisht nga pjesëmarrësit, të cilët u angazhuan në diskutime dhe aktivitete praktike për të përmirësuar shërbimin e tyre në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Ky aktivitet eshte realizuar ne kuader te projektit"Shijet e perhershme:Kenaquni me gatimet, produktet dhe baladat e Kurbinit" financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ne kuader të programit EU4Culture, dhe zbatuar nga ALCDF.

  • Region:

    • Lezhe

More News & Updates