Boçëbore e Eluisit PONT project


Description

Boçëbore e Eluisit (Galanthus elwessii Hook, f., Bot. Mag. 101: t. 6166 1875).

Sinonime: Chianthemum elwesii (Hook.f.) Kuntze

Galanthus nivalis L. subsp. elwesii (Hook.f.) Gottl.

Galanthus elwessii, ashtu si edhe speciet e tjera të gjinisë Galanthus L. (Amaryllidaceae) shpesh herë janë shumë të vështira për tu dalluar nga njëra tjetra (Shuka et al., 2011; Tan et al., 2014), kështu që G. elwessii është shumë i ngjajshëm me G. gracilis, sipas A. Davis (2013), për shkak se të dyja speciet kanë gjethe të gjera dhe të gjata, të cilat shpesh e kalojnë edhe kërcellin e lules. Ato janë gjithashtu të shëndritshem për arsyen e dukshmërisë qelqore të tyre, si edhe nga prezenca e 2 ose një njolle të gjelbër, të madhe, afër majës së petalit të brëndshëm (Yuzbaşıoğlu, 2012).  Megjithkëtë, gjethet e G. gracilis janë më të ngushta, kurse lulet më të vogla se ato të G. elwessii. G. elwessii është specie që lulëzon herët në pranverë, menjëhëre pas shkrirjes së borës. 

Galanthus elwessii është raportuar për herë të parë për Shqipërinë nga Rakaj & Shehu, 2012, si dhe Hashani (2015) dhe Barina (2015). 

Kjo specie e cila nën emrimin e saj të mëparshëm Galanthus nivalis L., përfshihet në specie treguese të Direktivës së Habitateve, Aneksi V i saj, rritet kryesisht në livadhet e lagura, gjysëm të lagura të Bjeshkëve të Gramës dhe Shishtavecit si edhe në “taracat” shkëmbore gëlqerore të fushës së Korabit të formuara nga depozitime dherash. 

Në livadhet e lagura ose gjysëm të lagura, G. elwessii shoqërohet nga Caldesia palustris, Parnasia palustris dhe Veratrum sp., dhe më rrallë edhe nga Crocus scardicus dhe Ranunculus degenii. Kjo specie është e përfshirë në shtojcën II të konventës ndërkombëtare të tregëtisë së së specieve të rrezikuara të florës dhe faunës (CITES). 

Habitati dhe ekologjia: Specia është lokalizuar përgjatë rrjedhës së ujrave të përrenjëve në kullotat e malit të Kallabakut, Bjeshkën e Gramës dhe në tarracat shkëmbore veriore të Malit të Korabit, mbi fushën e Korabit, në lartësitë nga 1650 m deri 2000 m.

Boçëbore e Eluisit (Galanthus elwessii) eshte pjese e studimit mbi Inventarin e bimeve te rralla dhe endemike per Parkun natyror ‘Korab-Koritnik’, qe po realizohet  nga ALCDF me  grupin e eksperteve te shoqates Iliria,  në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”. 

Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates