Takimi përmbyllës i projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt Zero Mbetje”.


Description

Takimi përmbyllës i projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt Zero Mbetje”.
U mbajt konferenca përmbyllëse e projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt Zero Mbetje”, financuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të Programit IPA i bashkëpunimit ndër-kufitarë Mali Zi – Shqipëri, dhe zbatuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në bashkëpunim me partnerët nga mal i Zi, Agjensia Rajonale e Zhvillimit të Bjelasica, Komovi and Prokletije, dhe Zero Waste Montenegro.
Projekti u fokusua në zonën e Njësisë Administrative Margegaj, në Bashkinë Tropojë, dhe Komuna e Gucisë në Malin e Zi.
Në këtë takim u prezantuan arritjet e projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria pa mbetje”, sfidat dhe eksperiencat positive të deritanishme, nga komuniteti dhe nga bzinesi lokal, për të gjithë pjesëmarësit nga Bashkia Tropojë, Njësia Administrative Margegaj, shkollat, biznesi vendor, shoqëria civile, drejtuesit vendor, përfitues nga projekti, dhe media lokale.
Fjala e mirëseardhjes nga Administratorja e Njësisë Administrative Margegaj Znj. Aurela Dega, e cila vlerësoi punën e bërë nga ekipi i projektit, dhe u ndal në ndryshimin pozitiv që ka sjellë projekti në mjedisin e njësisë Margegaj.
Kryetari i Bashkisë Tropojë Z. Rexh Byberi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se për Bashkinë Tropojë, Valbona dhe turizmi janë prioritet, prandaj Ai si kryetar dhe stafi i tij kanë mbështetur iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e shërbimit të pastrimit, dhe në kushte më të mira për turistët e shumtë që vizitojnë Tropojën.
Fjalë përshëndetëse pati nga përfitues të projektit dhe modelet e suksesit të cilët janë dalluar në aspektin e menaxhimit të mbetjeve, për ndarjen në burim, për riciklimin, ripërdorimin, kompostimin dhe qendrën e ripërdorimit.
Përfaqësuesit i Fondacionit ALCDF foli për arritjet, sfidat dhe vazhdimësinë e projektit në të ardhmen e cila do të mbetet në dorë të Bashkisë Tropojë, e cila tashmë ka planin e menaxhimit, ka modele të ngritura të praktikës zero mbetje, dhe së shpejti do të bëjë aplikimin për të qenë pjesë e rrjetit të Bashkive Europiane me zero mbetje.
Mbyllja dhe konkluzionet e konferencës, u bënë nga Nën/Kryetari i Bashkisë Tropojë Z. Abedin Kërnaja, i cili theksoi se partneriteti i krijuar në këtë projekt ishte një mësim i mirë për Bashkinë Tropojë, e cila do vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen në projektet e bashkëpunimit ndërkufitarë, dhe do vazhdojë të menaxhojë më mirë menaxhimin e mbetjeve, dhe më vonë kjo iniciativë në Margegaj të shtrihet në gjithë Tropojën.

  • Region:

    • Kukes

More News & Updates