Nenshkrimi i Mareveshjes se bashkepunimit mes Fondacionit ALCDF dhe Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut


Description

Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ndjekësit tanë, momentet e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fondacionit ALCDF dhe Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik” financuar nga PONT.
Nënshkrimi i marrëveshjes u krye nga Drejtoresha e Fondacionit ALCDF Znj. Lindita Manga dhe Drejtori i Parkut të Malit të Sharrit Z. Ibrahim Dehari.
Në këtë moment nënshkrimi ishte e pranishme dhe Drejtuesja e programit PONT Znj. Mirjam de Koning. Në këtë marrëveshje palët kanë rënë dakort që të bashkëpunojnë për një qeverisje efektive dhe më eficente të zonave të mbrojtura ndërkufitare të rajonit Sharr-Korab, për të rritur përfitimet ekologjike, ekonomike dhe sociale për popullsinë lokale.
E vecanta e kësaj ceremonie ishte se ajo përkoi me eventin e hapjes së zyrave të reja të Parkut të Malit të Sharrit, në ish godinat e teleferikut në Tetovë.
Kjo ceremoni kishte mbledhur shumë miq dhe kontribues të Parkut të Sharrit, që nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, Agjensitë Kombëtare, përfaqësues nga pushteti lokal, Universitetet e Tetovës dhe të Shkupit, si dhe nga Parqet Kombëtare të Mavrovës, Sharrit në Kosovë dhe donatorë të ndryshëm që kanë kontribuar për ambientet dhe aktivitetet e Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit.
Një organizim shumë special, ku ndihej atmosfera festive dhe mikpritëse nga stafi i ri dhe i përkushtuar i Parkut të Sharrit, me në krye Drejtorin pasionant Z. Ibrahim Dehari, ku për të gjithë pjesëmarrësit u prezantuan zyrat e reja, puna e bërë deri tani dhe objektivat e ardhshme të Parkut të Malit të Sharrit. Përfaqësuesit e Ministrisë, donarët dhe miq të tjerë përshëndetën dhe uruan për një punë të mbarë të Parkut të Malit të Sharrit, dhe zyrat e reja.
AdZM Kukes

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates