Takim ne zyren e Parkut te Malit te Sharrit mbi projektin "Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».


Description

Parku Kombetare i Malit te Sharit eshte parku me i ri ne Ballkan, por me nje ekip plot pasion po arrin te beje punen e shume viteve dhe me shume standarte. Ibrahim Dehari eshte drejtori i Parkut qe pa dallim hirarkie punojne ne nje skuader me Anelen, Altinin dhe Arbeniten per te bere te mundur qe e gjithe popullsia e 7-te komunave te jete perfitues te bukurive dhe pasurive te malit te Sharrit.
Ekipi i ALCDF ishte dje ne ambjentet e punes se Parkut te Malit te Sharrit per te diskutuar per aktivitetet e projektit « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun », dhe si te hedhim hapa konkrete ne permiresimin e qeverisjes se mire te menaxhimit te zonave te mbrojtura ne parkun kombetare te Malit te Sharrit, duke siguruar nje perfshirje te gjere te aktoreve lokale ne menaxhimin e zonave te mbrojtura. Takimi ishte i hapur dhe me disktime per raste dhe ceshtje konkrete. Ekipi i ALCDF vlereson ne maksimumi frymen mikpritese dhe bujare te ekipit te Parku te Sharrit.
Nuk mund te mos takonim ne kete udhetim edhe miqte e parkut Kombetare te Mavroves, ne Zyren e Informacionit Turistik, Hamletin dhe koleget e tij me te cilet diskutuam per situaten aktuale dhe sfidat e parkut dhe zonave te mbrojtura ne bashkepunimet nder-kufitare ne masifin Sharr-Korab.
Ky projekt financohet nga programi Gjerman Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizatat lokale CSCD Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit në Maqedoninë e Veriut, dhe GLV "Dibra Turistike" në Shqipëri.

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates