Takim me kryetarin e Komunes Bogovinje ne kuader « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».
- 20-Jul-2023
- Mirela Jaupaj
Description
Takimi me kryetarin e Komunes se Bogovinjes, ne Maqedonine e Veriut u mbajt sot ne zyren e Kryetarit te Komunes Z. Besnik Emshiu dhe Z. Shuip Marku, kordinatori lokale i projektit « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».
Projekti kerkon qe te permiresoje qeverisjen e mire te menaxhimit te zonave te mbrojtura ne parkun kombetare te Malit te Sharrit, Mavroves ne Republiken e Maqedonise se Veriut dhe parku natyrore Korab-Koritnik ne Shqiperi.
Perfshirja e aktoreve lokale ne menaxhimin e zonave te mbrojtura eshte nje nga sfidat me te cilin do te meret projekti, per te forcuar lidhjen e paleve te interesit me menaxhimin e parkut, dhe pjesemarjen e tyre aktive ne mbrotjen dhe valarizimin e pasurive natyre te ketyre parqeve.
Ky projekt financohet nga programi Gjerman Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizatat lokale Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSDC) në Maqedoninë e Veriut, dhe GLV "Dibra Turistike" në Shqipëri.
Prespa Ohrid Nature Trust - PONTAgjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaAdministrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, DibërAdministrata Rajonale E Zonave Te Mbrojtura KukësMavrovo-NationalparkCSCD
-
Region: