Takime ne Prefekturen e Dibrës dhe Kukësit ne kuader te Projektit « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».


Description

Vazhdojnë takimet me aktorët kyc lokalë nga Projekti « Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndër-kufitare në malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikun ».
Prefektura është struktura drejtuese dhe kordinuese e komiteteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura. Këto ditë nga ekipi i projektit janë mbajtur takime me përfaqësues nga Prefektura e Dibrës dhe Kukësit, që janë në zonën e projektit. Takimi me përfaqësuesin e Prefekturës së Kukësit, Z. Ilmi Lisha, përgjësi i sektorit të kontrollit dhe monitorimit të teritorit, dhe një nga përfaqësuesit kryesorë të komitetit të menaxhimit të parkut natyrorë Korab-Koritnik, dhe z. Zyber Gjapi përgjegjës i sektorit të Urbanistikës në Prefekturën Dibër. Gjithashtu takim është mbajtur edhe me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti dhe znj. Irma Sadiku që mbulon cështjet e juridike dhe menaxhimin e projekteve.
Gjatë takimeve, me ekipin e projektit u diskutua mbi situaten aktuale të zonave të mbrojtura, problematikat, rolin e Prefekturës dhe Qarkut në komitetin e menaxhimit të zonave të mbrojtura, dhe u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet kryesore te projektit. Gjatë takimeve mbizotërroi fryma pozitive dhe u shpreh angazhimi i Prefekturave për të bashkëpunuar në realizimin e aktiviteteve të projektit, dhe për të kontribuar në kordinimin dhe bashkërendimin e anëtarëve të komitetit të menaxhimit për të përmbushur me efektivitet rolin dhe përgjegjësitë e tij.
Ky projekt financohet nga programi Gjerman PONT (Prespa Ohrid Nature Trust), dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me organizatat lokale Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit (CSDC) në Maqedoninë e Veriut, dhe GLV "Dibra Turistike" në Shqipëri.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates