Pastrimi mjedisit te brendshëm të shkollës me produkte natyrale që nuk përmbajnë pesticide apo kimikate të tjera.
- 10-Nov-2022
- Mirela Jaupaj
Description
Jetesa e gjelbër është një mënyrë jetese që synon të balancojë ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve natyrore, habitateve dhe biodiversitetit të tokës me qytetërimin njerëzor dhe komunitetin në sa më shumë mënyra që të jetë e mundur.
Të jetosh gjelbër dhe i qëndrueshëm do të thotë të zhvillosh një stil jete që punon me natyrën dhe jo kundër saj dhe nuk i bën dëm afatgjatë ose të pariparueshëm asnjë elementi të sistemit ekologjik.
Më datë 7 nëntor nxënësit e 5 shkollave në Peshkopi pastruan mjedisin e brendshëm të shkollës me produkte natyrale që nuk përmbajnë pesticide apo kimikate të tjera.
Produktet natyrale si uthulla e mollës, soda e bukës, kripa, limoni dhe produkte natyrale të tjera janë një mënyrë efikase dhe e shëndetshme për mjedisin shkollor dhe atë familjar.
Ky projekt mundësohet nga qeveria Gjermane nëpërmjet programit GIZ ProSEED 2.0, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
-
Region: