Aktivitete dhe takime ne kuader te projektit "Dibranet ne aftesite e gjelberta"


Description

Përgjatë muajit Gusht dhe Shtator koordinator dhe ekpertë të projektit “Dibranët në aftësitë e gjelbëra” kanë realizuar një sërë sërë aktivitetesh si takime me institucione vendore të përfshira në aktivitetet e projektit dhe me kapacitet lobues për përmirësimin e kurrikulës në shkolla. Gjithashtu janë mbajtur takime me Drejtues dhe Mësues të gjimnazeve të përzgjedhura për të qenë pjesë e projektit dhe janë përcaktuar klasat pilot për secilën shkollë. Janë realizuar takime sensibilizuese me biznese dhe komunitetin e Njësive Administrative të përfshira në projekt (në qytetin e Peshkopisë, në Maqellarë, në Muhurr dhe Kastriot). Në total 250 nxënës si dhe 15 mësues që do të trajnohen dhe do të marrin pjesë në konkursin/ekspozitën të punimeve me materiale të riciklueshme.
Ky projekt mundësohet nga qeveria Gjermane nëpërmjet programit GIZ ProSEED 2.0, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates